Rexhaj i VV-së: Opozita është shkëputur nga realiteti
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka shkraur në facebook në lidhje me kritikat që ka drejtuar opozita karshi Qeverisë Kurti.
Liderët e partive opozitare kanë kritikuar qeverisjen e Kurtit, duke e quajtur si më të dobëtën, në histori të vendit.
Rexhaj, këto kritika të opozitës, i ka quajtur shkëputje nga realiteti. Sipas tij, më herët kishte dëgjuar për qeveri që shkëputen nga realiteti, por asnjëherë për opozitë të tillë.
E plotë:
“Kam dëgjuar në të kaluarën për Qeveri që kritikoheshin se janë të shkëputura nga realiteti. Por që vjen puna që opozita të jetë kështu e shkëputur nga realiteti, nuk e kam besuar asnjëherë.”