Rexha publikon pamjet e një ambulance në vendin ku po mbahet takimi Kurti-Vuçiq: Gati, për çdo rast
Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha ka publikuar pamjet e një ambulancë që po qëndron pranë vendit ku po mbahet takimi mes krerëve të Kosovës e Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Mes tjerash, ai në Twitter ka treguar se ka filluar takimi.
“Vendosja është e gjitha gati, për çdo rast.” – ka shkruar ai.
Much later than anticipated, the Kurti - Vucic - Borell - Lajcak meeting has just started. The set up is all ready, just in case. #Kosovo #Serbia pic.twitter.com/Pml7d1T2ah
— Xhemajl Rexha (@xhemajl_rexha) March 18, 2023
Ndërkohë tashmë është konfirmuar se takimi ka nisur, derisa është publikuar edhe fotografia nga ky zhvillim shumë i rëndësishëm.
Nuk dihen detaje nga takimet e mbajtura paraprakisht, ndaras, megjithatë ajo që dihet është se palët do të diskutojnë për planin e zbatimit të propozimit evropian.