Rexha ironizon me vallëzimin te shtatorja e Kurtit: Ceremonia qendrore e Shën Valentinit në Kosovë
Xhemajl Rexha, gazetar dhe kryetar i AGK-së, ka reaguar në lidhje me zbulimin e permendores së kryeministrit kosovar, Albin Kurti, në një fshat të Podujevës.
Rexha ka publikuar videon e disa personave, të cilët vallëzojnë para shtatores së Kurtit, që u financua privatisht nga një mërgimtar që jeton në Spanjë.
“Ceremonia qendrore e Shën Valentinit në Kosovë” – shkroi Rexha në “X”.
Ceremonia qendrore e Shen Valentinit ne Kosove. pic.twitter.com/vHiBnseRrq
— Xhemajl Rexha (@xhemajl_rexha) February 14, 2024