Rexha: Pati përpjekje për të denigruar punën e gazetarëve
Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, ka thënë se gjatë vitit 2024, ndonëse nuk ka pasur raste të sulmeve fizike, sulmet nga grupe të ndryshme interesi, parti politike dhe pjesëtarë të Qeverisë së Kosovës, nuk kanë munguar.
Rexha tha gjithashtu se viti i ardhshëm nuk pritet të jetë më pak premtues për shkak edhe të zgjedhjeve.
“Ka qenë një vit tjetër sfidues. Viti 2025 nuk pritet të jetë më premtues për shkak edhe të zgjedhjeve. Sulme fizike ndaj gazetarëve nuk ka pasur këtë vit por ka pasur nga grupe të ndryshme të interesit, na parti politike, nga pjesëtarë të Qeverisë së Kosovës, sulme të vazhdueshme dhe përpjekje për të denigruar punën e gazetarëve.” – tha ai.