Reuters shkruan për arrestimin e Liridon Rexhepit nga Turqia - NACIONALE

Reuters shkruan për arrestimin e Liridon Rexhepit nga Turqia

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Reuters ka shkruar në lidhje me arrestimin e Liridon Rexhepit, shtetas i Kosovës, nga ana e Turqisë nën dyshimin se ka menaxhuar rrjetin financiar të Mossadit, shërbimit serket të Izraelit.

Turqia, e cila ka denoncuar Izraelin për luftën e tij kundër militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës, ka arrestuar këtë vit më shumë se 20 persona të dyshuar për lidhje me Mossad” – ka shkruar Reuters.

Tutje, në raportimin e Reuters shkruhet se “Rexhepi ishte nën vëzhgim që nga hyrja e tij në Turqi”, ndërsa “supozohet se ka lehtësuar transferat financiare nga vendet e Evropës Lindore, kryesisht Kosova, të agjentët e Mossadit në Turqi”.

Lajme të ngjashme