Reuters raporton për blerjen e dronëve nga Kosova
Reuters ka raportuar po ashtu për blerjen e dronëve Bayraktar nga Republika e Turqisë.
“Kosova ka blerë një grup të dronëve të prodhuar nga Turqia Bayraktar, ka thënë lideri i saj të dielen, në kohën kur përballet me trazira në veri ku serbët etnikë refuzojnë të njohin autoritetet e Prishtinës.” – shkruan kjo gazetë.
Më tej, në artikull shkruhet se Kurti nuk ka treguar numrin apo çmimin e dronëve.
Reuters tutje raporton se Republika e Kosovës synon të ketë një ushtri me 5000 ushtarë dhe 3000 rezervistë.