Retkoceri i reagon Përparim Ramës: Përgjegjësia nuk mbulohet me akuza - NACIONALE

Retkoceri i reagon Përparim Ramës: Përgjegjësia nuk mbulohet me akuza

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shefi i asamblistëve të PDK-së në Prishtinë njëherësh kandidat për deputet, Leutrim Retkoceri, i është përgjigjur akuzave nga kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.

Retkoceri ka thënë se përgjegjësia për grumbullimin e mbeturinave që e ka Rama, nuk mbulohet me akuza.

Postimi:

Reagim!

Përgjegjësia nuk mbulohet me akuza!

Është e papranueshme që një kryetar komune, si Përparimi me fuqi të plota ekzekutive, ta shndërrojë menaxhimin e mbeturinave në spektakël politik, duke hedhur akuza të pabaza për të fshehur dështimin e tij.

Tre vjet e gjysëm në detyrë, asnjë reformë, asnjë strategji efektive, asnjë përmirësim. Në vend të zgjidhjeve, kemi krizë artificiale, sulme ndaj asamblistëve dhe propagandë për të mbuluar mungesën e rezultateve. Mbeturinat nuk janë vetëm në rrugët e Prishtinës, por edhe në mënyrën e kësaj qeverisjeje: improvizim, vendime të pakoordinuara dhe mungesë llogaridhënieje.

E gjithë kjo bëhet për një tender 16 milionësh, ndërsa rrezikohen 71 milionë euro nga KfW, fonde që do të përmirësonin menaxhimin e mbeturinave në të gjithë regjionin.

Qytetarët e Prishtinës nuk duan justifikime, por veprime konkrete dhe menaxhim të përgjegjshëm!

Lajme të ngjashme