Reshjet e shiut: Paralajmërohen edhe vërshime
Sot në vendin tonë pritet të ketë reshje të mëdha shiu, me mundësi edhe për vërshime lokale.
Temperaturat do të jetë në rënie, derisa ditëve të para të javës së ardhshme pritet të ketë më shumë diell.
Sipas Prishtina Wather, të shtunën edhe do të mbajë mot më i ftohtë dhe me erë. Sasia e reshjeve të parashikuara prej 20mm në vise të ulëta, e deri në 70mm rreth vargmaleve të Sharrit, mund të çojë edhe deri tek vërshime lokale.
Nga dita e diel pritet të mbajë mot më stabil, jo edhe shumë i ngrohtë, pa mundësi për të reshura, me intervale me diell dhe vransira..