Reshjet e shiut bllokojnë disa rrugë në Drenas, Lladrovci apel qytetarëve: Mos lëvizni pa arsye - NACIONALE

Reshjet e shiut bllokojnë disa rrugë në Drenas, Lladrovci apel qytetarëve: Mos lëvizni pa arsye

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime të reja në Komunën e Drenasit, duke i bërë disa akse rrugore vështirë të kalueshme.

Kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci, përmes një reagimi në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Rrugët aktualisht të bllokuara:

  • Drenas – Guri i Plakës
  • Drenas – Kroi i Mbretit
  • Shtrubullovë – Korroticë e Ulët
  • Komorani 1 drejt Komoranit 3

Lajme të ngjashme