Reshjet e mëdha në Shqipëri, Rama thotë se po monitorohet situata
Shqipëria është përfshirë nga përmbytjet që vijnë si rezultat i reshjeve.
Kryeministri shqiptar, ka thënë se janë në monitorim të panderprerë pas situatës së krijuar me reshjet.
“Në monitorim të pandërprerë të situatës së krijuar nga reshjet e fundit në disa zona të veriut
Të gatshëm të përgjigjemi për çdo nevojë të njerëzve” ka shkruar Rama
Bëhet me dije se rreth 3020 ha tokë janë nën ujë dhe 155 oborre kanë prezencë uji, ndërsa 2 shtëpi në Shkodër kanë prani uji brenda tyre. raporton Top Chanel.
Situata ne Bashkinë Shkodër nga raportimet e deri tanishme ora 08.00 është si me poshtë:
1.Kuota Drin 6.95 m (e pa ndryshuar me orën 17.00)7.50 m kuota max
2.Kuota Liqen 8.88 (e rritur me 10 cm me orën 17.00) 8.70 m kuota max
Bashkia Shkodër toke e përmbytur 3020 Ha e rritur me 250Ha me oën 17.00 te ditës se premte.
Banesa me prezence uji oborre e stalla ne total 155 e pa ndryshuar me orën 17.00, nga te cilat 2 me prezencë uji brenda ne banese ne fshatin Obot.
Nj.A. Ana Malit ka përmbytur ne një sip prej 1350 Ha
Ne rrugën e Obotit nuk kalohet (niveli 1.5m) kalueshmëria vetëm me mjetet e kalueshmërisë se larte ushtarake ( 4 te mjete te kalueshmërisë së lartë , 2 varke e 15 efektiv te FA)
Ujsjellesi Oblika 1 dhe Oblika 2 momentalisht janë jashtë funksionit.
Ne fshatin Obot ka rreth 100 banesa me prezence te larte uji ne oborre
Dajç rruga Darragjat-Shirq e pakalueshme ne vendin e quajtur Urrelat arrin ne lartesinë 1.6 m, sip toke e përbytur 800 Ha,banese me prezence uji 20.
Te dislokuara 2 mjete, 1 varke dhe 11 efektiv te FA
Berdice 450 Ha, Rrethina e Livade 20 Ha e 5 banesa,Velipoje 400Ha, nuk ka energji elektrike ne te gjithë njësinë.
Ka gërryerje te Lumit Kir ne afërsi te fshatit Hot i Ri
Ne Bahçallek 1 mjet , 6 efektiv te FA. Top Chanel.