Reshjet e dendura të shiut: Vërshime edhe në Podujevë - NACIONALE

Reshjet e dendura të shiut: Vërshime edhe në Podujevë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas Pejës, Istogut, Mitrovicës, Vushtrrisë, Junikut e komunave të tjera, vërshime po raportohen edhe në Podujevë.

Kjo si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë orëve të fundit.

Portali lokal Llapi.info ka raportuar se probleme me vërshime kanë pasur fshatrat Repë, Pakashticë e Epërme. Kurse niveli i ujit është rritur dukshëm edhe në Lumin Llap.

Reshjet sipas parashikimeve, pritet të vazhdojnë.

Lajme të ngjashme