Reshjet e dendura të shiut, bllokohet Peja për shkak të vërshimeve
Reshjet e dendura të shiut nëpër shumë komuna në Kosovë kanë rezultuar në përmbytje në disa qytete.
Shirave të dendur nuk u ka shpëtuar as Peja.
Nga pamjet e siguruara nga Nacionale shihen rrugët e Pejës të cilat janë bërë thuajse të pakalueshme për shkak të vërshimeve.