Reshjet e borës: Zv/ministri Durmishi thotë se të gjitha rrugët janë të hapura - NACIONALE

Reshjet e borës: Zv/ministri Durmishi thotë se të gjitha rrugët janë të hapura

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zv/ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se të gjitha rrugët nën përgjegjësi të ministrisë, janë të hapura.

Njoftimi:

Të dashur qytetarë,

Reshjet e borës po vazhdojnë dhe pritet që të ketë reshje edhe në ditët në vazhdim.

Ekipet e mirëmbajtjës janë në teren dhe janë duke intervenuar vazhdimisht në mënyrë që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme.

Sipas raportimeve nga tereni të gjitha rrugët që janë përgjegjësi e ministrisë janë të hapura.

Ju lutemi që të keni kujdes gjatë vozitjes duke respektuar rregullat dhe përshtatur kushteve klimatike.

Do të jemi vazhdimisht në gatishmëri që rrugët tona të jenë të hapura për lëvizjën sa më të lehtë për ju.

Lajme të ngjashme