Reshjet e bores vështirësojnë qarkullimin, policia apelon qytetarët për kujdes në trafik - NACIONALE

Reshjet e bores vështirësojnë qarkullimin, policia apelon qytetarët për kujdes në trafik

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Pas fillimit të reshjeve të bores në vend, Policia e Kosovës iu ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes në trafikim.

Përmes një njoftimi për media, policia ka kërkuar nga shoferët e automjeteve për përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut e të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë nga të reshurat e shiut dhe në rrugë të mbuluara me borë dhe me mundësi të paraqitjes së ngricave”, është thënë në njoftimin e policisë duke dhënë detaje tjera.

“Policia e Kosovës apelon për sigurinë në trafik! Kushtet aktuale atmosferike: Reshjet e shiut, borës dhe ngricat e mundshme krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme