Reshjet e borës: Raportohet për rëndim të rrugës në Aeroportin “Adem Jashari” - NACIONALE

Reshjet e borës: Raportohet për rëndim të rrugës në Aeroportin “Adem Jashari”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Reshjet e dendura të borës që Kosovë që nga mbrëmë kanë filluar të krijojnë vështirësi të mëdha ku shumë prej rrugëve kanë filluar të bllokohen duke penguar kështu qarakullimin e lirshëm të makinave. Ndonëse Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi tha se kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë "vazhdimisht duke punuar" pas fillimit të reshjeve masive të borës në vend, fotografitë që vijnë nga qytetarët tregojnë se në disa rrugë gjendje është e rënduar.

Gazeta Express ka raportuar për kolona të gjata brenda Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Pas reshjeve të mëdha të borës që nga orët e hershme të mëngjesit, të cilat vazhduan gjatë gjithë ditës së sotme, Policia e Kosovës dhe Ministria e Infrastrukturës iu drejtuan qytetarëve me apel për kujdes të shtuar në komunikacion.

Policia ka bërë thirrje ndaj drejtuesve të automjeteve që të pajisen me pajisje dimërore.

"Pas reshjeve të dendura të borës që kanë nisur gjatë natës së mbrëmshme e kanë vazhduar edhe sot, qarkullimi nëpër rrugë është vështirësuar. Policia qysh para dy jave ka kërkuar që drejtuesit e automjeteve të kenë pajisje dimërore në veturat e tyre. Tani, duke qenë se bora e parë ka filluar të bije, në rrugë ka borë e gjatë natës për shkak të temperaturave të ulëta mund të ketë edhe akull, kërkohet kujdes i shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik me theks të veçantë drejtuesit e automjeteve." - thuhet në njoftimin e Policisë.

Lajme të ngjashme