Reshjet e borës: Mbyllet rruga nga Brezovica për në Qendrën e Skijimit
Rruga nga Brezovica për në Qendrën e Skijimit është mbyllur tërësisht për qarkullim.
Kjo është konfirmuar për“Telegrafin”, nga Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajit.
“Ju njoftojmë se për shkak të reshjeve të dendura të borës që ka mbuluar atë zonë, është vështirësuar qarkullimi i automjeteve, ndërsa është mbyllur tërësisht për qarkullim rruga nga Brezovica në drejtim të Qendrës së Skijimit, deri në pastrimin e rrugës nga kompania për pastrimin e rrugëve. Policia e stacionit të Shtërpcës dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit është në Brezovicë dhe po orienton komunikacionin.” – ka thënë ai.
Vlen të theksohet një person ka pësuar arrest kardiak pikërisht në Qendrën e Skijimit. Si pasojë, u detyrua të intervenojë edhe ekipi i Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim.