Reshitaj e AAK-së kërkon nga Qeveria që të dialogojnë me SBASHK-un - NACIONALE

Reshitaj e AAK-së kërkon nga Qeveria që të dialogojnë me SBASHK-un

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, në seancën e sotmeparlamentare ka folur paralajmrimit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) për grevë të përgjithshme nga shtatori.

Reshitaj kërkoj nga Qeveria që të ulen e të dialogojnë dhe të sqarohen me SBASHK-un për të gjitha mundësitë që janë në dispozicion për përmbushjen e kërkesave të tyre.

“Të ndodhur para kësaj situate dhe me qëllim që në shtator Viti shkollor të filloi me rregull dhe jo me greva mendoj që nuk do të duhet të mbyllen punimet e sesionit pranveror të punës së Kuvendit pa një analizë dhe qartësim të kërkesave të SBASHK-ut”, shkruan Reshitaj në llogarinë e saj në Facebook.

Ajo thotë tutje se mosdialogun e qeverisë me Sindikatën e Arsimit po e pësojnë nxënësit.

“Janë nxenesit ata qe po e vuajnë mosmarrveshjet respektivisht mungesën e dialogut SBASHK – Qeveri dhe për mua kjo është shumë e padrejtë aq me tepër duke pasë parasysh edhe mungesën e mësimit që është humbur këto dy vite të fundit për shkak të pandemisë’, shkruan Reshitaj, ndër tjerash.

“Ndërsa nga Qeveria kërkoj që të ulen bashkerisht me drejtuesit e SBASHK-ut, të dialogojnë dhe të sqarohen për të gjitha mundësitë që janë në dispozicion për përmbushjen e keëkesave të tyre. Më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar, me shumë se kurrë duhet të bashkëbisedojme e të mirëkuptohemi dhe jo vetëm për këtë çeshtje. Vetëm të bashkuar do të arrijmë t’i kalojmë të gjitha sfidat qe i kemi para e që nuk janë të lehta”, përfundon Reshitaj.

Lajme të ngjashme