“Reporteri”: SHBA-ja ‘masë kufizuese’ ndaj kryeministrit Kurti, limiton nivelin e bashkëpunimit - NACIONALE

“Reporteri”: SHBA-ja ‘masë kufizuese’ ndaj kryeministrit Kurti, limiton nivelin e bashkëpunimit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta “Reporteri” ka raportuar se SHBA-ja ka limituar nivelin e bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës.

Duke u thirrur në burime diplomatike, media në fjalë ka raportuar se SHBA-ja ka kufizuar takimet me kryeministrin Albin Kurti.

Sipas “Reporteri”, kjo ka ndodhur për shkak ët veprimeve të fundit të qeverisë për çështjen e dinarit.

Media në fjalë ka thënë se Qeveria e ka mohuar se ekziston një “masë kufizuese” ndaj kryeministrit.

Ambasada amerikane në Kosovë, sot ka konfirmuar zyrtarisht për Nacionalen se ndihmës administratorja e USAID-it, Erin E. McKee, nuk është takuar me Kurtin. Megjithatë, arsyet për mungesën e këtij takimi, nuk janë dhënë.

Në funksion të rolit tonë, diplomatët takohen shpesh me përfaqësues nga qeveria, shoqëria civile, media dhe publiku. Gjatë vizitës së saj në Kosovë, Asistent Administratorja McKee theksoi prezencën 25-vjeçare të USAID-it në Kosovë dhe u takua me të rinj, gra ndërmarrëse, donatorë, media dhe përfaqësues të zgjedhur të qeverisë për të theksuar partneritetin e qëndrueshëm të USAID-it me popullin e Kosovës. Ndihmës Administratorja nuk u takua me Kryeministrin gjatë vizitës së saj.” – ka thënë një zëdhënës i Ambasadës Amerikane.

Lajme të ngjashme