Renovimi në kompleksin “Adem Jashari”, Çeku: Duhet masterplan, jo improvizime - NACIONALE

Renovimi në kompleksin “Adem Jashari”, Çeku: Duhet masterplan, jo improvizime

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka treguar pse deri me tani nuk është bërë asnjë ndërhyrje në renovimin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt.

Ai ka bërë me dije se nuk është lejuar asnjë ndërhyrje në kullat e Jasharajve pa u bërë një projekt final.

Gjatë një interviste në “Rubikon” në Klan Kosova, ai ka thënë se në këtë kompleks duhet një masterplan e jo improvizime.

Nuk është pranuar që të bëhet asnjë ndërhyrje në kullat e Jasharajve pa u bërë projekti final, pra jo improvizim, por duhet masterplan, kur të bëhet masterplani pastaj edhe bëjmë edhe ndërhyrjen”, ka thënë Çeku.

Ai ka treguar se hapat që ka bërë ministria në këtë drejtim.

Rreth dy vjet e gjysmë kur është themeluar komiteti ndërministror, hapi i parë ka qenë studimi i profesorëve të Universitetit të Prishtinës për qëndrueshmërinë fizike të strukturave sidomos të kullave të rezistencës, shtëpitë e familjes Jashari dhe ndërhyrjet emergjente në disa nga ndërtesat e tjera që janë realizuar sepse kanë qenë në gjendje më të vështirë dhe është dashtë të intervenohet shpejt. Këto kanë qenë vetëm shtrëngime”, është shprehur ai.

Sipas tij, shumë shpejt OShP-ja do të jep një përgjigje për këtë.

Hapi i dytë ka qenë themelimi i komisionit të ekspertëve të cilët e kanë hartuar detyrën projektuese mbi atë detyrë projektuese është shpallur konkursi ndëkombëtar për projektin për master planin e gjithë kompleksit memorial, kanë aplikuar tre studio projektuese, tre operatorë, është shpallur rezultati i fazës së parë që është vlerësimi i projektit ideor, pra vlerësimi teknik. Njëri nga operatorët teknik që nuk ka fituar ka bërë ankesë deri në OShP , tash po e presim është çështje ditësh tash po e presim përgjigje, shpresoj se është në favor të ministrisë, në atë moment ne e shpallim fituesin që fillon me projektin e kompleksit memorial”, ka deklaruar ministri Çeku.

Lajme të ngjashme