‘Rënie në Aeroportin e Prishtinës’, ASK: 6 për qind më pak fluturime se vitin e kaluar - NACIONALE

‘Rënie në Aeroportin e Prishtinës’, ASK: 6 për qind më pak fluturime se vitin e kaluar

1 orë më parë

nga NACIONALE

Vazhdon të bie numri i fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës "Adem Jashari".

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë muajit maj janë realizuar 1.099 fluturime ose, përkthyer në përqindje, 6% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Po ashtu, numri i përgjithshëm i udhëtarëve ka arritur në 366.360, që paraqet një rënie prej 4 për qind në baza vjetore.

Numri i udhëtarëve në ardhje ka rënë me 0,4 për qind, ndërsa ai i udhëtarëve në nisje me 7,3 për qind.

Duhet theksuar se edhe Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI), në publikimet e tij, kishte paraqitur rënie prej 4 për qind të fluksit të pasagjerëve në aeroportin e Prishtinës.

Ndërsa, Aeroporti "Nënë Tereza" në Tiranë ka shënuar rritje prej 26 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025./Nacionale

Lajme të ngjashme