Rënia e kulmit të komunës, arkitekti: Fryma s'është shkaku, arsyeja është se nuk është ndërtuar si duhet
Më 18 janar të këtij viti, Prishtina u trondit nga një ngjarje e papritur ku pjesa e kulmit të ndërtesës së objektit të ri të Komunës së Prishtinës u rrëzua në rrugën e hapur, duke shkaktuar lëndime të rënda te nje qytetareje që po kalonte në atë pjesë dhe dëmtime në disa vetura të parkuara në afërsi.
Pas kësaj ngjarjeje , arkitekti Visar Geci, i angazhuar nga vetë Komuna e Prishtinës për të hetuar dhe identifikuar shkaqet e këtij rrëzimi, fajësoi punën e ndërtuesve të objektit.
Sipas Gecit, areyeja e rrëzimit të objetit është sepse "nuk është nderuar si duhet".
“Fajtorin fizik e kam gjetë, shkakun që u ardh deri te ajo, fajtori fizik është puna e keqe, puna pa punë. Fryma nuk është shkaku me u rrëzu kulmi, nuk është, arsyeja është se nuk është ndërtuar si duhet”, tha Geci për Kallxo Pernime.