Rënia e çmimit të kokainës po i detyron trafikuesit e drogës që t’i ripërdorin mini-nëndetëset, thotë policia spanjolle - NACIONALE

Rënia e çmimit të kokainës po i detyron trafikuesit e drogës që t’i ripërdorin mini-nëndetëset, thotë policia spanjolle

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Rënia e çmimit të kokainës po i detyron trafikuesit e drogës që t’i ripërdorin “narko-nëndetëset” që më parë i hiqnin nga përdorimi me ta përfunduar dërgesën nga Amerika e Jugut në Evropë, sipas një oficeri të lartë policor në Spanjë.

Përderisa mjetet që zhyten pjesërisht nën ujë janë përdorur rregullisht në Kolumbi dhe pjesë të tjera të Amerikës Jugore e Qendrore që nga vitet e tetëdhjeta, ato nuk ishin vërejtur në ujërat evropiane deri në vitin 2006, kur një nëndetëse e braktisur ishte gjetur në rajonin veriperëndimor spanjoll, Galicia, raporton gazeta “The Guardian”.

Nga ajo kohë, dhjetë nëndetëse të tilla janë vërejtur ose janë sekuestruar nga policia spanjolle. Deri rishtazi, barkat që kushtojnë rreth 600 mijë euro për t’u ndërtuar përdoreshin për lundrime njëdrejtimëshe.

Megjithatë, prodhimi masiv i kokainës ka çuar në tejmbushjen e tregut dhe çmimet me shumicë janë përgjysmuar e kanë rënë në 15 mijë euro për kilogram viteve të fundit. Kështu, trafikuesit e drogës nuk mund ta përballojnë më heqjen e nëndetëseve nga përdorimi pas përfundimit të një dërgese.

Policia dhe dogana spanjolle sekuestruan 123 tonë kokainë vitin e kaluar, në krahasim me 118 tonë më 2023 e “vetëm” 58 tonë në vitin 2022. Në shtatorin e këtij viti, policia spanjolle arrestoi 14 persona dhe sekuestroi 3,65 tonë kokainë që dyshohej të ishte sjellë në Galici përmes një narko-nëndetëseje.

Lajme të ngjashme