Rënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës, prokuroria nis hetimet - NACIONALE

Rënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës, prokuroria nis hetimet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka bërë me dije se kanë nisur hetimet rreth rastit të sotëm ku ka rënë çatia e ndërtesës së Komunës së Prishtinës dhe është lënduar një femër.

Ajo ka treguar se hetimi është duke në drejtim të veprës penale ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’.

Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes e bashkë me njësitë relevante dhe me urdhër të njëjtit janë iniciuar hetime fillimisht në drejtim të veprës penale ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’. Prokuroria në koordinim me policinë kanë filluar me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore lidhur me këtë rast, nga i cili sipas informatave që kemi deri më tani ka marrë lëndime trupore një person (femër)”, ka thënë Ulaj për gazetën Reporteri.

Lajme të ngjashme