Rënia e B1 në KEK ua kufizon ngrohjen disa lagjeve të Prishtinës - NACIONALE

Rënia e B1 në KEK ua kufizon ngrohjen disa lagjeve të Prishtinës

8 muaj më parë

nga NACIONALE

“Termokos” ka bërë të ditur, për shkak të rënies nga funksioni të Bllokut 1 të Termocentralit Kosova B në KEK, furnizimi me energji termike, aktualisht, po realizohet me kapacitet të kufizuar.

Në njoftim u bë e ditur se kjo ka ndikuar në uljen e cilësisë ngrohjes për disa objekte banesore në lagjet “Mati 1” dhe “Bregu i Diellit”.

“Por, sipas paralajmërimeve nga KEK-u, Blloku 1 pritet të rikthehet në funksion gjatë ditës së nesërme, gjë që do të mundësojë furnizimin me energji termike me kapacitet maksimal, përkatësisht përmirësimin e plotë të furnizimit me ngrohje”, tha “Termokos”-i.

Lajme të ngjashme