Remzije Zeqiraj betohet si Komisionere e FSK-së - NACIONALE

Remzije Zeqiraj betohet si Komisionere e FSK-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Remzije Zeqiraj ka dhënë betimin para deputetëve në seancën e Kuvendit të enjten, si Komisionere parlamentare e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Betohem solemnisht se do t’i kryej me besnikëri dhe në mënyrë të paanshme detyrat dhe funksionet që më janë besuar me ligj. Se do të mbroj dhe avancoj respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut për rekrutët dhe kadetët ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Betohem”, ka thënë Zeqiraj.

Nacionale kishte raportuar se si koordinoheshin deputetët e VV-së me urdhër nga Dejona Mihali e kërkesë nga ministri Maqedonci, që Zeqiraj të votohej për këtë pozitë.

Lajme të ngjashme