Remzije Zeka-Sherifi dekorohet nga Mbreti Charles
Opinionisti, Daut Dauti, ka shkruar në Faecebook se Mbreti i Britanisë së Madhe, Charles III, të shtunën e ka dekoruar Remzije Zeka Sherifin me titullin OBE (Order of the British Empire).
Dauti që jeton në Britani të Madhe ka thënë se ky është një ndër çmimet "që u jepet personaliteteve të rëndësishme që gjatë vitit tregojnë suksese të mëdha në punën e tyre".
Zeka-Sherifin është shqiptarja e parë që dekorohet me këtë çmim dhe nga Mbreti.
"Kjo është hera e parë që një monark britanik e dekoron një shqiptar – shqiptare në këtë rast", ka shkruar ai në Facebook.
Shkrimi i plotë:
Një dekorim shumë i rëndësishëm
Mbreti i Britanisë së Madhe, Charles III, sot e ka dekoruar Remzije Zeka Sherifin me titullin OBE (Order of the British Empire) që nënkupton titullin kalorsiak. Ky është një dekorim më i çmuari që u jepet personaliteteve të rëndësishme që gjatë vitit tregojnë suksese të mëdha në punën e tyre.
Ky është lajmi më i mirë i këtij viti, jo vetëm për shqiptarët në Britani të Madhe, por kudo që janë. Mikja ime, Remzija, është nga Gjilani, por jeton në Skotlandë dhe për punën e saj ka qenë e dekoruar me shpërblime të larta edhe më herët. Kësaj radhe mbreti Charles III e ka dekoruar Remzijen për shërbimet e saja në integrimin e refugjatëve.
Remzija ka hyrë në radhën e të dekoruarve, siç janë Noel Malcolm, JK Roëling, David Beckham dhe personalitete tjera të rëndësishme britanike. Kjo është hera e parë që një monark britanik e dekoron një shqiptar – shqiptare në këtë rast. Plot arsye për mburrje.
