'Removed': Rron Gjinovci e fshinë në heshtje statusin seksist kundër Flutura Kusarit
Pas valës së reagimeve dhe kritikave të forta, aktivisti që dikur njihej për luftën e tij në mbështetje të lirisë së mediave dhe gazetarëve, Rron Gjinovci, ka vendosur të reflektojë. Ai ka fshirë postimin seksist që kishte cak juristen e medias, Flutura Kusari.
Flutura Kusari, juriste e medias, mori një koment të një natyre seksiste nga ana e analistit, njëherit përkrahësit të pushtetit, Rron Gjinovci
Në postim, Gjinovci kishte komentuar pamjen e zonjes Kusari duke shkruar “Çfarë frizure” bashkangjitur me dy emoji – njëri duke qeshur me lot dhe tjetri me me fytyrën e mbuluar nga duart –, një seksizëm i pastër që solli shumë reagime.
Në lajmin e Koha.net, të shpërndarë nga Gjinovci, ishte zonja Kusari e cila po thoshte që përgjegjësia kryesore për sigurinë e gazetarëve që po sulmoheshin në veri binte te shteti. Kaq.

Si pasojë e reagimeve të shumta, Gjinovci u gjet i detyruar të shkruante një status shpjegues të titulluar:“Unë, seksizmi dhe liria”.
Në këtë shpjegim, ai u përpjek të justifikonte veprimet e tij duke argumentuar se në të kaluarën kishte komentuar edhe pamjen e burrave politikanë.
Megjithatë, pas kritikave të shumta, Rron Gjinovci, më në fund vendosi që në heshtje të fshijë postimin e tij seksist nga profili i tij në Facebook.
