Propozimi i ri, REL: Liberalizimi i vizave hyn në fuqi jo më vonë se në dhjetor 2023
Presidenca çeke e BE-së ka propozuar një draft të ri për liberalizimin e vizave për Kosovën, raporton Radio Evropa e Lirë.
Sipas këtij dokumenti, nisja e zbatimit të liberalizimit të vizave pritet të ndodhë në të njëjtën kohë me fillimin e zbatimit të sistemit ETIAS.
Por, dokumenti tregon se kjo nuk duhet të ndodhë jo më vonë se 1 dhjetori i vitit 2023.
Sipas REL vendimi i ri është formalizuar pas takimit të përfaqësuesve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në grupin punues për vizat në Këshillin e BE-së, takim që u mbajt të enjten.
“Heqja e vizave do të vlejë vetëm për bartësit e pasaportave biometrike të lëshuara në përputhje me standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil [ICAO] dhe nuk do të zbatohet deri në nisjen efektive të operimit të ETIAS, por në çdo rast jo më vonë se 1 dhjetori i vitit 2023”, thuhet në draftin që e ka parë REL.
Funksionalizimi i sistemit ETIAS është paraparë të fillon më 1 nëntor të vitit të ardhme.
Por, sipas këtij dokumenti, nëse më këtë datë nuk fillon zbatimi i këtij sistemit, atëherë vendimi për liberalizimin e vizave për kosovarët duhet të nisë më 1 dhjetor të vitit 2023.