REL: Komisionarja për Zgjerim e BE-së pritet ta vizitojë Kosovën më 15 maj - NACIONALE

REL: Komisionarja për Zgjerim e BE-së pritet ta vizitojë Kosovën më 15 maj

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Radio Evropa e Lirë ka raportuar se komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, pritet ta zhvillojë të premten, më 15 maj, vizitën e saj të parë në Kosovë që nga marrja e detyrës në Komisionin Evropian.

Duke iu referuar burimeve joformale brenda institucioneve evropiane, REL shkruan se vizita ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por një njoftim formal pritet të bëhet gjatë ditëve në vijim.

Kjo vizitë do të shënonte ardhjen e parë të Kosit në Prishtinë në cilësinë e komisionares për Zgjerim, post të cilin ajo e mori më 1 dhjetor 2024.

Deri më tani, Kos ka vizituar vendet e tjera të përfshira në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe në Partneritetin Lindor, disa prej tyre madje më shumë se një herë.

Lajme të ngjashme