REL: KFOR refuzoi kërkesën e Kosovës për dërgimin e FSK-së në veri - NACIONALE

REL: KFOR refuzoi kërkesën e Kosovës për dërgimin e FSK-së në veri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka konfirmuar se pas shpërthimit që ndodhi në kanalin e Ibër-Lepencit në Komunën e Zubin Potokut më 29 nëntor, autoritetet kosovare kërkuan miratimin e komandantit të KFOR-it për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në zonën e prekur.

Në përgjigjen e tij për Radion Evropa e Lirë, KFOR shpjegoi se komandanti i misionit nuk ka dhënë pëlqimin për këtë veprim, pas një vlerësimi të kujdesshëm të situatës të sigurisë dhe masave që tashmë janë marrë nga forcat e KFOR-it.

"Komandanti i KFOR-it nuk ka dhënë një autorizim të tillë, bazuar në vlerësimin e tij të sigurisë dhe veprimet që tashmë janë ndërmarrë nga KFOR-i", ka njoftuar KFOR-i.

Lajme të ngjashme