REL: BE do të vëzhgojë me kujdes zbatimin e liberalizimit të vizave për kosovarët - NACIONALE

REL: BE do të vëzhgojë me kujdes zbatimin e liberalizimit të vizave për kosovarët

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bashkimi Evropian “do të vëzhgojë me kujdes” zbatimin e procesit të liberalizimit të vizave për shtetasit kosovar, ka shkruar Radio Evropa e Lirë duke biseduar me burime diplomatike brenda BE-së.

Një burim diplomatik i BE-së i tha Radios Evropa e Lirë se ka kureshtje në mesin e shteteve anëtare për të parë se si do të shkojë zbatimi i këtij procesi në rastin e Kosovës. I njëjti burim tha se në çështjet kryesore, Kosova deri me tash ka pasur një performancë shumë të mirë, madje më të mirë sesa vendet të cilat para sajë kishin liberalizimin. Bëhet fjalë kryesisht për numrin e azilkërkueseve të pabazuar dhe gatishmërinë e Kosovës për t’i pranuar personat që dëbohen nga shtetet e BE-së”, thuhet në tekst.

Presim që Kosova edhe pas nisjes së liberalizimit të dëshmojë seriozitetin në përmbushjen e obligimeve”, tha burimi diplomatik i BE-së.

Lajme të ngjashme