Rektori i UP-së: Mbledhja e nesërme s’është ligjore, po synojnë shkarkimin tim
Rektori i Universitet të Prishtinës, Naser Sahiti, ka mbajtur një konferenëc për media pas zhvillimeve të fundit.
Këshilli Drejtues po diskutohet se mund ta shkarkojë Sahitin. E ky i fundit mbledhjen e nesërme po e quan kundërligjore.
.“Ne kemi pasur kontakt pasi jemi kthyer nga pushimet. Jemi takuar ne shtator në ata takim e kam pyetur për problemin me këshillit drejtues, me keqardhje e them se ministrja nuk ka treguar as një interesim për ketë çështje, është e qartë që ka pasur koordinim në çështje të caktuara. Ata e kanë kërkuar mbajtjen e rendin e ditës që kuptohet që mund të jetë edhe marrja e vendimit për shkarkimin e rektorit”, tha Sahiti.
“Çështja e parë është me këshillin drejtues, si rezultat i atyre zgjedhjeve të Këshillit Drejtues është zgjidhur një kandidatë që ka plagjiatë në punimin e tij të doktoratës. Ka qenë edhe një prononcim i ministres për këtë çështje ku ajo ka thënë se do të kërkoj nga Këshilli Drejtues qe këtë rast ta denoncoj në Këshill të Etikës, përkundër atij zotimi anëtarët nuk e kanë denoncuar rastin në Këshill të Etikës me arsyen se nuk kemi fakte”, deklaroi më tutje ai.
“ORCA ka ofruar fakte të mjaftueshme edhe kanë kërkuar nga këshilli drejtues që të procedojnë më tutje, por ata kanë thënë që këtë çështje ta procedon ORCA. Pasi bëhet fjalë për një pozitë shumë të lartë, bëhet fjalë për Selim Bezerin. E kam parë të arsyeshme që unë ta marrë në dorë ta denoncoj rastin dhe rasti është në Këshill të Etikës me dëshmitë e nevojshme që doktorata është plagjiaturë”, tha ai. /EO