Rekord i rasteve me Covid: 1 vdekje e gati 1 mijë e 400 raste
Në Kosovë vazhdojnë shifrat e larta të rasteve ditore të paraqitura me virusin Covid-19.
Në 24-orët e fundit, në vend janë paraqitur 1 mijë e 390 raste të reja me këtë sëmundje. Ndërkohë, është shënuar një rast i vdekjes.
Nga kjo, numri i rasteve aktive në vend është 9 mijë e 230 persona.
Ndërkohë të shëruar për 24-orë janë regjistruar 871 qytetarë.
Doza të vaksinës brenda 24-orëve të fundit kanë qenë 218.