Regjistrimi i diasporës për zgjedhjet e 28 dhjetorit, platforma hapet sot - NACIONALE

Regjistrimi i diasporës për zgjedhjet e 28 dhjetorit, platforma hapet sot

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se sot do të hapet platforma për regjistrimin e diasporës për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar se periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës do të fillojë më 26 nëntor dhe do të përfundojë më 6 dhjetor 2025.

Ai ka bërë me dije se platforma elektronike për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës https://diaspora.kqz-ks.org do të jetë e qasshme gjatë pasdites të së mërkurës.

Sipas tij, hapja e kësaj platforme është e ndërlidhur me mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e cila do të mbahet sot në ora 15:00.

Lajme të ngjashme