Regjisori Budina: Populli e ka shembur frikën, protestat s`duhet të ndalen
Pritëses së opozitës shqiptare i pari që i është drejtuar është regjisori Edmond Budina.
Në adresimin e tij, ai ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama.
Ai ka thënë se kjo protestë është kundër mafisë së pushtetit, duke shtuar shqiptarët duhet të protestojnë deri në mosbindje civile.
“Këtij populli që e ka shembur frikën dhe e ka mbushur këtë shesh. Ne nuk jemi këtu për keqqeverisjen e vendit por kundër mafies së pushtetit e cila e ka uzurpuar pushtetin dhe në krye të së cilës është Mr. Charteri 22 milionë. Mr Incnenratori 420 milion. Prandaj jemi këtu që ta ndalojmë këtë mafie që është në pushtet. Ai na tha që ne që protestojmë jemi pa fe dhe atdhe. Por ai atdhe ka paranë, ai fe ka drogën, flamur ka shitjen e interesave të atdheut”, ka thënë Budina.