Refuzimi i 21 amendamenteve nga pushteti, Abdixhiku: Me to u refuzua zhvillimi
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi pushtetit nuk ka përkrahur asnjë amendament të kësaj partie për Buxhetin 2026.
Ai ka bërë me dije se me këto refuzime pushteti ka refuzuar zhvillimin dhe të ardhshëm.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se ky nuk ishte refuzim teknik, por politik.
“21 amendamente të LDK-së për Buxhetin e Kosovës u refuzuan. Me to u refuzua zhvillimi. U refuzua e ardhmja. U refuzua interesi publik. Fundja nuk ishin të LDK-së, ishin të vet Kosovës. Ndër amendamentet më të rëndësishme që shumica vendosi t’i bllokojë ishin projekte jetike për qytetarët dhe shtetin”, ka shkruar ai, duke treguar amendamentet që u refuzuan.