"Për policët shteti qenka i varfër, për stafet e tyre jo edhe aq": Behramaj reagon pas refuzimit brutal të Sveçlës ndaj kërkesave të njësive speciale
Pas refuzimit brutal të kërkesave të njësive speciale elitare nga Ministri i Brendshëm, Xhelal Svçela, me arsyetimin se “paguheni nga 2 mijë e 200 euro në muaj” por duke mos treguar që ato janë orët shtesë e të stërzgjatura, ka reaguar edhe Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ia rrotlloi logjikën minsitrit. Kjo për atë që Sveçla tha se “Kosova është vend i varfër”.
Reagimi i Behramajt:
Shërbyesit civilë në Presidencën dhe Kuvendin e po këtij vendi të varfër, që 2-3 muaj janë duke i marrë si shtesa edhe 30 për qind të pagës bazë. Kjo rritje u është bërë me vendime, jo me ligj. Sipas Xhelal Sveçlës, i cili mbulon si ministër tërë administratën publike, Kosova na qenka vend i varfër kur janë në pyetje shtesat për policinë, por për presidenten e Xhelalit dhe kryeparlamentarin e Xhelalit, që nuk lodhen fort as për Ligjin e Pagave për t’i joshur politikisht stafin civil, nuk qenka edhe aq i varfër!
Vazhdoni e luani ju me dinjitetin e pjesëtarëve elitarë të Policisë së Kosovës dhe kënaqeni Serbinë, sepse e dini që pikërisht për të mos e kënaqur Serbinë, ata protestuesit e sotëm trupmëdhenj nuk po e braktisin Policinë në këtë kohë!