Reeker: ShBA-ja dhe BE-ja janë të përkushtuara të ndihmojnë Kosovën dhe Serbinë
Ish i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Philip Reeker, ka bërë me dije se ShBA-ja dhe BE-ja janë përkushtuara të ndihmojnë Kosovën dhe Serbinë në procesin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve.
Në diskutimin e organizuar nga Grupi për Ballkanin, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ish-zyrtari i lartë i SHBA-së ka thënë se dy shtet nuk duhet të jenë peng të së kaluarës.
“Ju dëgjoni njerëzit duke folur për parimet. Por është gjithashtu siç balanconi parimet dhe vlerat me sigurinë. Një dekadë më vonë BE-ja dhe SHBA-ja janë të përkushtuara të ndihmojnë njerëzit e këtij rajoni, Kosovën dhe Serbisë. Mendoj se duhet të kthehemi mbrapa dhe të shohim se çfarë është arritur dhe jo te ngelim në krizat e krijuara, të panevojshme”, ka thënë Reeker, raporton Koha.net.
Në këtë debat ka marrë pjese edhe ish-përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Catherine Ashton.