Reduktimet, Syla: Kjo tregon për një 'Qeveri Nemozhë', të paditur dhe me gjasë edhe të poshtër - NACIONALE

Reduktimet, Syla: Kjo tregon për një 'Qeveri Nemozhë', të paditur dhe me gjasë edhe të poshtër

3 javë më parë

nga NACIONALE

Qeveria Kurti ka qenë në shënjestër të inatit të gazetarit Valon Sylës pas reduktimeve të ashpra me energji elektrike kohëve të fundit në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Syla e ka quajtur Qeverinë Kurti si “Qeveria Nemozhë”, të cilën e ka cilësuar si të paditur dhe të poshtër.

“Edhe mu shtrenjtu rryma, edhe mi jep 90 milionë subvencionim pare të buxhetit edhe mos me pas rryme 6 ore në ditë, kjo kallxon krejt për një 'Qeveri Nemozhë', shmoklane, të paditur dhe me gjasë edhe të poshtër. Qunu ecne ministren te shtëpia se verë është e na lat pa rrymë, po dimrit? Me çebe a? Por si do që të jetë, nginu Vetëvendosje qitash se e keni lyp. Nginu. Mos i harroni ata posterat me Luan.” – tha Syla.

Lajme të ngjashme