Reduktim i trupave amerikane në Kosovë? Maqedonci: Po diskutojmë në dy drejtime
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, thotë se po diskutohet në dy drejtime rreth pranisë së prezencës së trupave amerikane në kuadër të KFOR-it. I pyetur se a po diskutohet reduktimi i trupave amerikane në kuadër të KFOR-it në Kosovë, Maqedonci u përgjigj kështu në konferencë për media:
“Po vazhdojmë të kemi konfirmim që ushtria amerikane do të jetë prezente në kuadër të KFOR-it.
Përveç prezencë ushtarake amerikane në kuadër të KFOR-it, jemi të interesuar dhe po vazhdojmë që të diskutojmë me SHBA për prezencë ushtarake amerikane edhe jashtë mandatit të KFOR-it, duke qenë pjesë e aktiviteteve të përbashkëta me FSK-në.
Pra, jemi duke diskutuar në dy drejtime prezencën ushtarake amerikane, një që ndërlidhet me prezencën amerikane që ndërlidhet me KFOR-in dhe e dyta të vazhdojë të jetë prezente edhe jashtë mandatit të KFOR-it”, thotë ai.