Reagon VV-ja: Salih Mustafa ka qenë luftëtar i lirisë, dënimi është i papranueshëm
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për dënimin ndaj Salih Mustafës, ish-komandant i UÇK-së, nga Gjykata Speciale me 26 vjet dënim.
LVV, nëpërmje komunikatës, ka thënë se Mustafa ishte luftëtar i lirisë dhe se “liria dhe pushtimi nuk barazohen kurrë!”
Tutje, LVV ka theksuar se dënimi ndaj Mustafës është i “papranueshëm”.
“Dënimi i Salih Mustafës nga Gjykata Speciale me 26 vite burg është i papranueshëm për ne. Shpresojmë që në shkallën e Apelit ish-luftëtari Salih Mustafa të pastrohet nga akuzat, të cilat nuk po duket se kanë dëshmi e prova për përgjegjësitë e tij direkte.” – theksohet në komunikatë.