Reagon Vuçiq: Këto janë sanksionet më të rënda që godasin një kompani në Serbi - NACIONALE

Reagon Vuçiq: Këto janë sanksionet më të rënda që godasin një kompani në Serbi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione ndaj industrisë serbe të naftës.

Vuçiq në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se këto janë “sanksionet më të rënda” që godasin një kompani në Serbi.

“Bëhet fjalë për sanksionet më të rënda që godasin një kompani në Serbi. Na kërkohet të heqim plotësisht interesat ruse nga NIS. Serbia nuk është një vend armiqësor ndaj Federatës Ruse dhe ne nuk duam ndonjë marrje armiqësore të pronës së huaj” – ka thënë ai.

“Ne do të reagojmë seriozisht, me përgjegjësi dhe zell dhe nuk do të nxitojmë të marrim vendime të gabuara. Ne do të kërkojmë nga administrata e ardhshme që të rishqyrtojë këtë vendim. Ajo që është e rëndësishme që njerëzit në Serbi të dinë është se Moska dhe Uashingtoni janë të dashur për ne, por Serbia është më e dashura jonë. Ne do të mbrojmë interesat e Serbisë dhe nuk do të ketë mungesë” – ka shtuar Vuçiq.

Lajme të ngjashme