Reagon vëllai i Donjeta Pajazitajt: Drejtësia e vërtetoi sa e fëlliqur është
Vëllai i Donjeta Pajazitajt, Shkëlqimi, ka reaguar pasi Gjykata Supreme e liroi të akuzuarin kryesor për vrasjen e motrës së tij.
Në një postim në facebook, Shkëlqim Pajazitaj ka thënë se me këtë u tregua sa e fëlliqur është drejtësia.
POSTIMI:
Drejtesia e kosoves edhe njeher vertetoi se sa e fëlliqur eshte, edhe nje here vertetoi se njërzillaku nuk po ekzistojka, e vertetoi qe njerzimi qe punon aty e SHESIN fytyren e tyre per para.
Nga sot e tutje ne nuk kemi besim as ne Polici, Gjykat e as ne Prokurori kur qe 7 vite nuk kenë ne gjendje me e zbulu te verteten
Keta me shumë jane te interesuar te marin nje page nga shteti sesa te vën drejtesi ne vendin e tyre.