Reagon sindikata e policisë për plagosjen e kolegëve të tyre në Skenderaj
Gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, mbrëmë në Skenderaj, mbeten të plagosur dy zyrtarë policorë të policisë së Kosovës.
Mërgim Geci e Enver Smakiqi janë dy policët e plagosur, të cilët kanë marrur trjatim në QKUK.
Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe sindikata e policisë së Kosovës, duke kërkuar zbardhjen e këtij rasti, dhe që drejtësisë t’i shkohet deri në fund.
Reagimi i plotë i tyre:
Reagim!
Sindikata e Policisë së Kosovës është e shqetësuar me rastin e sulmit ndaj dy zyrtarëve policor në Skenderaj, me qërast njëri nga ta është plagosur nga armë zjarri kurse tjetri me mjet të fortë duke qenë në kryerje të detyrës zyrtare. Ne kërkojmë nga organet e drejtësisë që për personat e dyshuar të veprohet sipas ligjit!
Jemi duke e përcjellur me vëmendje situatën e krijuar dhe do të reagojmë konformë informatave që do t’i sigurojmë…
Zyrtarëve policor, të cilët gjenden në trajtim mjekësor u dëshirojmë shërim të shpejtë!
Sindikata e Policisë së Kosovës.