Reagon Qeveria: S’e kemi larguar nga fotografia në DASH gruan me shami - NACIONALE

Reagon Qeveria: S’e kemi larguar nga fotografia në DASH gruan me shami

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së sotme ka pasur reagime të shumta pas fotografive të publikuara nga takimi i presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti me sekretarin amerikan, Antony Blinken.

Krejt kjo, u bë për shkak se në fotografinë nga tryeza e takimit të cilën e publikoi Zyra e Kryeministrit, nuk shihej një grua me shami, ndërsa në ato të publikuara nga Departamenti i Shtetit dhe Zyra e Presidentit, shihet edhe zyrtarja amerikane me shami.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, në një deklaratë për Telegrafin ka demantuar deklaratat se Zyra e Kryeministrit qëllimisht e ka larguar nga fotografitë gruan me shami.

“Nuk pasur ndërhyrje. Fotot e publikuara janë përzgjedhur në mesin e atyre të cilat ne i kemi pasur në posedim, duke vendosur fokusin te krerët e delegacioneve të të dy shteteve”, ka thënë Kryeziu.

Lajme të ngjashme