Organizata “Social Space Tetova” reagon pas ndërrimit të bravës nga disa organizatorë të Komunës(Publikon Pamjet) - NACIONALE

Organizata “Social Space Tetova” reagon pas ndërrimit të bravës nga disa organizatorë të Komunës(Publikon Pamjet)

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Organizata e “Social Space Tetova”, përmes një postimi në Facebook kanë reaguar se si u përballën me një “akt vandal”, siç e quajtën ata, pasi të martën Komuna e Tetovës organizoi një ekspozitë te hapësira e tyre ku më pas, siç shihet në pamjet e publikuara, organizatorët e ekspozitës, kanë ndërruar bravën e zyrës.

Siç njoftohet në reagimin e tyre, vullnetarët e “Social Space Tetova” u përballën me një tjetër akt tipik vandal dhe të dhunshëm. Ata kanë bërë thirrje që ky grup të lëshojë menjëherë hapësirën për të lënë te rinjtë të vazhdojnë me organizmit e planifikuara, ndërsa organet legale sa më parë të zbardhin rastin delikuent të hyrjes pa leje dhe ndërrimit të bravës.

“Ndajmë inçizimet nga kamerat e sigurisë ku mund të shihni qartë se si mbrëmë (24.11.2022), nga ora 23:33 këta persona (për të cilët nuk kemi informata se çfarë funksione mbajnë në kuadër të komunës, apo nëse edhe kanë ndonjë të tillë) hapën derën me çelësin e marrë në konfidencë nga komuniteti (dhe të nënshkruar nga njëra nga organizatoret e ekspozitës paraprake, Elma Sherifi), kinse për organizimin e ekspozitës, dhe pastaj ndërrojnë bravën e derës hyrëse, investim i vullnetarëve të HSK-Tetova dhe përgëzojnë njëri-tjetrin për këtë akt vandal (minuta në kamerën e sigurisë: 23:36). Pas kësaj, hërët në mëngjes, ata edhe ndalin kamerat (minuta në kamerën e sigurisë 08:12) për të mos regjistruar ndodhitë tjera. Këta duhet të jenë sektori për kulturë i administratës komunale, të kultivuar për intriga dhe vandalizëm!” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme