Reagon një tjetër deputet i VV-së, intervistimin e Dejona Mihalit e lidh me zgjedhje
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka reaguar pas intervistimit të Dejona Mihalit, koordinatores së komiteteve në këtë parti.
Rrustemi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se “sa më afër zgjedhjeve, do të shtohet më shumë sulmet ndaj VV-së”.
‘Sa më afër zgjedhjeve aq më shumë suljet speciale do të shtohen kundër VETËVENDOSJES. I njohim, ua dimë motivet e qëllimet. Do të dështojnë.” – ka thënë ai.
Ndërkohë, një tjetër deputet i VV-së, Artan Abrashi, reagoi më herët në lidhje me këtë çështje.
Ai madje, përmendi edhe mundësinë për arrestime.
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime, mirëpo ka vetëm një gjë: KJO ËSHTË ARMA E FUNDIT E OPOZITËS, PROKURORIA E KAPUR. S'ËSHTË ASNJË E VËRTETË!” – ka thënë deputeti i partisë në pushtet.
Në lidhje me intervistimin e Mihalit, Prokuroria njoftoi:
“Pas interesimit për të marr informacion nga një numër i madh i gazetarëve, Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie.
E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”.