Reagon Lista Serbe, pretendon se Policia e Kosovës shkrepi 30 plumba në veri - NACIONALE

Reagon Lista Serbe, pretendon se Policia e Kosovës shkrepi 30 plumba në veri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lista Serbe ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në veri, ku Policia ka shtënë me armë zjarri ndaj një veturë në Mitrovicë të Veriut, shoferi i së cilës e goditi një zyrtar policor.

Përmes një komunikate, Lista Serbe pretendon se siguria e qytetarëve u ërcënua nga ky zhvillim, ani se policia e Kosovës bëri të ditur se i dyshuari kishte lëndë narkotike në veturë.

“Dënojmë fuqishëm përdorimin e sotëm të armëve të zjarrit nga policët e Kosovës në pjesën e populluar të Mitrovicës gjatë ndjekjes së një veture nëpër rrugët e qytetit, si rezultat i së cilës siguria e familjeve serbe që ishin në rrugë dhe në banesat familjare u kërcënuan drejtpërdrejt.” – thuhet në komunikatën e tyre.

Tutje, Lista Serbe ka pretenduar se janë shkrepur tridhjetë plumba.

“Tridhjetë plumba të shkrepura nga policët e Kosovës përfunduan në dritaret e dhomave të fëmijëve dhe të banimit të shtëpive familjare, shkatërruan fasadat e ndërtesave dhe shkaktuan frikë e ankth te qytetarët tanë.” – thuhet tutje.

Tutje në komunikatë, shkruan si vijon:

“Për të mos pasur konfuzion, absolutisht nuk mbështesim askënd që kryen vepra penale, por gjithashtu kërkojmë që në punën e policëve të respektohen rregullat për zbatimin e punës së policisë, të cilat tregojnë qartë se nuk lejohet. për të rrezikuar jetën e qytetarëve dhe fëmijëve. Një uniformë e asnjë lloji nuk duhet të jetë mbulesë për veprat kriminale të atyre që e veshin atë”.

Lajme të ngjashme