Reagon Lista Serbe, emërimin e Rashiqit për ministër e quan veprim “ilegal e diktatorial” - NACIONALE

Reagon Lista Serbe, emërimin e Rashiqit për ministër e quan veprim “ilegal e diktatorial”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lista Serbe, që është partia më e madhe serbe në Kosovë, ka reaguar në lidhje me vendimin e kryeministrit Albin Kurti për emërimin e Nenad Rashiqit për ministër për Komunitete dhe Kthim.

Sipas Listës Serbe, një emërim i tillë është “anti kushtetues dhe ilegal”. Madje, partia më e madhe serbe e ka cilësuar si “veprim diktatorial” vendimin e kryeministrit Kurti.

Konkretisht, me këtë emërim, Albin Kurti ka shkelur nenin 96, paragrafin 5 të Kushtetutës, ku thuhet se për emërimin e një ministri nga radhët e popullit serb, i cili nuk është deputet, duhet pëlqimi i shumicës së deputetëve serbë, të cilën Albin Kurti nuk e ka bërë, e as Rashiq nuk e ka mbështetjen e deputetëve tanë”, theksohet në reagimin e lëshuar nga Lista Serbe, raporton portali serb në Kosovë, “Kosovo Online”.

Ata kanë paralajmëruar dërgimin e këtij vendimi në Gjykatë Kushtetuese për të kontestuar kushtetushmërinë e këtij akti.

Kujtojmë që Rashiq e ka zëvendësuar Goran Rakiqin në këtë post ministror pas dorëheqjes së këtij të fundit si pasojë e tensioneve për targa.

Lajme të ngjashme