Reagon edhe Çitaku: Nivel i ri abuzimit, të detyrohet Zyra e Auditorit ta “korrigjojë” vetën
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas ndryshimit të raportit të auditimit në lidhje me shpenzimet e pushtetit në karburant.
Çitaku përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se tashmë dihet që qeveria po ndërhynë në institucionet e pavarura.
“Që po instrumentalizon institucionet, madje edhe ato të sigurisë, është dëshmuar edhe nga raportet ndërkombëtare.
Po që shkojnë deri në atë pikë sa ta detyrojnë Zyren e Auditorit që të “korigjoj” vetveten, është nivel i ri i abuzimit.” – ka thënë ai.
Në fund, ajo ka shtuar:
“9 shkurti nuk është larg. Kësaj marrëzie po i vie fundi”.